Manchester City dëshiron të nënshkruajë me katër ose pesë lojtarë të rinj këtë verë, lajm që konfirmohet nga “The Athletic”.
Pretendohet se midis objektivave të City janë një portier i ri, një mbrojtës i krahut dhe mesfushorë krijues.
Klubi ka bërë një lëvizje paraprake për sulmuesin e Nottingham Forest, Morgan Gibbs White.
Ndërkohë që, ka interes të madh edhe për organizatorin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz.
Mediat shtojnë se këtë javë janë mbajtur disa takime të mëtejshme për të finalizuar planet e klubit për të ardhmen.