Mesfushori i Barcelonës, Pedri Gonzalez, ka treguar çelësin që katalanasit dolën të pathyer ndaj Interit, pavarësisht se në dy raste ishin italianët që kaluan në epërsi
.“Mentaliteti i ekipit na çoi në barazimin.
Duhet t’i përmirësojmë gjërat, sepse i kemi falur shumë Interit. Ata kanë zbritur rrallë në fushën tonë, por kanë shënuar me lehtësi.
Duhet të mësojmë nga gabimet. Tani do të na duhet të shkojmë në stadiumin e tyre për të fituar”, deklaroi Pedri.
Më pas, mesfushori nga Ishujt Kanarie ka shtuar: “Duhet të jemi autokritikë.
Ata nuk kanë qenë në gjendje të tërheqin shumë vëmendje, por kanë shënuar. Duhet të përqendrohemi në disa detaje.
Nuk mund të jemi negativë. Po zhvillojmë një sezon të shkëlqyer. Shpresojmë që të bëjmë më mirë në Milano dhe të arrijmë finalen”.