Dinamo ngre në qiell trofeun

- Bota Sot

Dinamo ngre në qiell trofeun

Plot 22 vite pritje për të rikthyer Kupën e Shqipërisë në kabinetin e trofeve.

Dinamo është shpallur kampione e Kupës së Shqipërisë mbrëmjen e sotme pas “ruletës” së penalltive.

Kapiteni i dinamovitëve, Rustem Hoxha ngriti në qiell trofeun e Kupës sëbashku me trajnerin Ilir Daja, presidentin Adrian Bardhi dhe të gjithë pjesën tjetër të ekipit.

Ekipi i Ilir Dajës arriti të mposhtë në një finale tepër të vështirë Egnatian.

Koha e rregullt e takimit u mbyll me rezultatin 2-2, ku shënoi Itodo dy herë për Dinamon, ndërsa Guindo dhe Bakayoko për Egnatian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot