Legjenda e Betisit ka një ide se si ta bindin Antonyn të qëndrojë në Spanjë

- Bota Sot

Legjenda e Betisit ka një ide se si ta bindin Antonyn të qëndrojë në Spanjë

Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Antony po kalon momente fantastike në Real Betis, që prej huazimit nga Manchester Unitedi.

E ardhmja e lojtarit brazilian nuk dihet, pasi kontrata është vetëm deri në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, legjenda e klubit spanjoll, Joaquin ka një ide se si ta bindin lojtarin për të qëndruar në Spanjë.

Ai thotë se do e sillte veturën e tij nëse është nevoja për rrëmbimin të lojtarit.

“Do e sillja unë veturën time, për ta rrëmbyerr Antonyn. Çfarëdo që ndodh, ai duhet të qëndrojë këtu”, u shpreh Joaquin

Antony me Real Betisin ka zhvilluar 19 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asiste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot