Plasin polemikat në Spanjë

- Bota Sot

Plasin polemikat në Spanjë

Polemika të shumta kanë nisur në Spanjë në lidhje me Barcelonën.

Në ndeshjet e fundit lojtarët e skuadrës “blaugrana” kanë luajtur me njërën dorë të fashuar në puls dhe disa pretendojnë se kjo mund të jetë një maskim për të marrë doping.

Për momentin dy janë teoritë kryesore që dominojnë këtë debat: ka nga ata që supozojnë se lojtarët e Barcelonës po përdorin doping, ndërsa të tjerët deklarojnë se është një formë supersticioni ose modë.

“Çdo mjek e di se nëse dëshiron të kesh akses më të lehtë venoz, është në duar dhe kyçe”, nënkuptoi në një intervistë për Marca Dr. Niko Mihic, ish-shefi i shërbimeve mjekësore në Real Madrid, duke aluduar për disa praktika dopingu që u përfolën shumë në Spanjë edhe gjatë kohës së Barçës së Guardiolës.

Por mund të jetë edhe supersticion ose modë: debati është i hapur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot