Sulmuesi i Kombëtares shqiptare “tund rrjetën” në Kanada

- Bota Sot

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare “tund rrjetën” në Kanada

Giacomo Vrioni është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Montreal ka luajtur në transfertë përballë Toroto.

Sfida përfundoi 2-2, e më pas ekipi i Montreal triumfoi pas “ruletës” së penalltive.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Vrioni ishte vendimtar në këtë sfidë pasi shënoi golin e dytë për të tijët.

Në minutën e 88-të, sulmuesi kuqezi realizoi një supergol akrobatik, duke “çuar peshë” tifozët e Montreal.

Kujtojmë se 26-vjeçari është një “risi” në ekipin e Montreal, pasi më parë aktivizohej me New England Revolution. Goli i orëve të para të mëngjesit të sotëm, ishte i pari për të me fanellën e ekipit të ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot