Nga një muaj paraburgim ndaj dy personave të dyshuar për vrasje në tentativë

- Bota Sot

Nga një muaj paraburgim ndaj dy personave të dyshuar për vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurve B.Z.1. dhe B.Z.2., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje vrasje në tentativë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se më 26 gusht 2024, rreth orës 23:12 në një rrugë të një fshati të Ferizajt, dy të pandehurit fillimisht tentojnë që të dëmtuarin B.B., ta futin në automjetin e tyre “Audi”, por për shkak të rezistencës, këtë nuk mund ta bëjnë.

Personi B.B. arrin të largohet, por të pandehurit me dashje që ta privojnë nga jeta, secili me armë shtënë në drejtim të tij, duke e qëlluar në regjionin e abdomenit dhe në këmbën e djathtë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot