Kampionati i Ligës së dytë ka hyrë në katër javët e fundit të tij. Katër javë të cilat do të jenë vendimtare për të vulosur verdiktet e këtij edicioni në Ligën e Dytë të Maqedonisë.
Bashkimi është pranë rikthimit në elitë, aty ku ishte dikur, teksa gjendet në vendin e dytë me 56 pikë, një më pak se liderja Makedonija GJP, dhe një më shumë se Arsimi i vendit të tretë.
Dy skuadrat e para kualifikohen direjt në Ligën e parë, skuadra e tretë luan balotazh.
Zigjlebrit luajnë të shtunën një përballje mjaft delikate me Skopjen, ku kërkojnë ndihmën e tifozëve për t’i mposhtur.
Bashkimi ka bërë thirrje për tifozët përmes faqes zyrtare në “Facebook”, në të cilën i fton të jenë të pranishëm në stadium.