Zguro reagon në prag të sfidës me Tiranën

- Bota Sot

Zguro reagon në prag të sfidës me Tiranën

Tirana dhe Pogradeci do të dalin nesër në fushën e lojës për të zhvilluar finalen e “Play Out-it” të Superiores. Ekipi liqenor është më i motivuar se kurrë më parë për të prekur elitën e futbollit shqiptar.

Këtë gjë e ka shprehur hapur dhe kapiteni i Pogradecit, Vangjel Zguro, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare të Facebook.

“Më të bashkuar se kurrë, sëbashku drejt Superligës”, shkruan 32-vjeçari.

Përballja e nesërme në orën 18:00 në “Elbasan Arena” do të jetë vendimtare për fatet e të dyja ekipeve. Pogradeci ka dhe një motiv shtesë për të kaluar në Superiore, pasi presidenti ka dhënë 100 mijë euro premio nëse ngjiten në elitë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot