Skuadrës së Gostivarit i ka kushtuar shtrenjtë largimi nga fusha në minutën e 85-të në duel me Robotniçkin.
Përveç që humbi ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0, i merren edhe 9 pikë në renditjen të tabelës.
”Në dy vitet e fundit, Gostivari ‘hodhi’ miliona të mëdha, kishte buxhetin më të madh në Maqedoni, megjithatë jo vetëm që nuk arriti të fitonte një titull kampionati apo Kupe, por as nuk arriti të kualifikohet për në Evropë.
Tani Gostivari është penalizuar me minus 9 pikë.
Ja si duket tabela tani pas zbritjes së pikëve nga Gostivari dhe atyre nga Voska, pas javës së 29-të ose para javës së 30-të në PMFL: Shkendija 63 pikë, Sileksi 59, Rabotniçki 55, Struga TL 47, Gostivari (-9) 39, Vardari 35, Shkupi 34, Pelisteri 32, Tikveshi 29, Brera 27, Besa 24, Voska (-9) 13”, shkruan media maqedonase “Ekipa”.
Është skuadra e dytë shqiptare që dëlnohet rëndë pas Voskës me minus 9 pikë, kjo e fundit hoqi dorë nga garat.