Leicester fitoi ndaj Southampton 2-0, në sfidën e javës së 35-të në Premier League.
Të dyja ekipet kanë rënë automoatikisht në Championship për sezonin e ri.
Një episod aspak i zakontë ka ndodhur në minutën e 20-të, ku arbitri kryesor i takimit David Webb ra në tokë pasi u goditme dorë padashje nga sulmuesi i Leicester City, Jordan Ayew.
Protagonist i këtij momenti bëhet Jamie Vardy, sulmuesi anglez shkon dhe i vërshëllen bilbilit të arbitrit për të ndalur lojën, në mënyrë që atij t’i jepej ndihma e duhur mjekësore.
Një gjest që u duartrokit nga tifozët e pranishëm në “King Power Stadium”.
Pasi mori ndihmën mjekësore, arbitri David Webb u rikthye normalisht në fushë.