Shkupi zhgënjen në përballje me Vardarin

- Bota Sot

Shkupi zhgënjen në përballje me Vardarin

Futbollistët e Vardarit arritën fitoren e radhës, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Shkupin në Çair.

Skuadra shqiptare zhgënjeu në javën e 30-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.

Pjesa e parë nuk solli shumë emocione deri në fund.

Trajneri i Vardarit, Goce Sedloski, u përjashtua me karton të kuq pasi reagimit të pahijshëm në minutën e 45-të.

Golashënuesi për Vardarin janë Mato në minutën e 45+1 e Matiq 70-tën.

Vardari renditet në vend të gjashtë me 38 pikë e Shkupi në të shtatin me 34 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot