Sfida e sotme, Ballkanin mysafir i Prishtinës, publikohen formacionet

- Gazeta e Prizrenit

Sfida e sotme, Ballkanin mysafir i Prishtinës, publikohen formacionet

Prishtina dhe Ballkani do të përballen sonte (e shtunë) në ndeshjen kryesore të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll. Takimi zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit me fillim nga ora 20:00.

Kryeqytetasit hyjnë në këtë duel me synimin për të rikthyer fitoren, pas një serie prej pesë ndeshjesh pa fitore – katër barazime dhe një humbje. Presioni për tri pikët është i lartë, pasi skuadra kërkon të mbetet në garë për objektivat sezonalë.

Në anën tjetër, kampionët në fuqi nga Suhareka vijnë në këtë përballje me formë të shkëlqyer. Ballkani ka regjistruar katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit, dhe kërkon ta vazhdojë serinë pozitive edhe në kryeqytet.

Përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave, e zhvilluar në Suharekë, ishte mbyllur baras 1-1 – një rezultat që lë të hapur çdo skenar për sonte.

Të dy trajnerët, Arsim Thaçi i Prishtinës dhe Orges Shehi i Ballkanit, kanë hedhur në fushë formacionet më të mira të mundshme për këtë ndeshje të rëndësishme.

Formacionet zyrtare:



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit