Me mendjen tek Arsenal,

- Bota Sot

Me mendjen tek Arsenal,

Me mendjen te ndeshja e kthimit ndaj Arsenal-it për gjysmëfinalen e Champions League, PSG është mundur 2-1 nga Strasbourg, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të në Ligue 1.

Serinë e golave e hapi Lucas Hernandez me një autogol në portën e tij, ndërsa Lemarechal dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, PSG ngushtoi shifrat me golin e Bradley Barcola në minutën e 46-të.

Rezultati përfundimtar 2-1 për Strasbourg, i cili me këtë fitore shkon në vendin e katërt, vend që të kualifikon në play-off për Champions League për sezonin e ardhshëm.

Gara për zonën Champions është shumë e fortë në Ligue 1, janë 6 ekipe në garë për 3 bileta dhe rivalët e Strasbourg shpresonin që PSG të fitonte sot, por mendja e parizienëve është diku tjetër.

Humbja e sotme është e dyta rresht për këtë sezon në Ligue 1 për PSG-na, humbja e parë në kampionat erdhi javën e kaluar ndaj Nice, me shifrat 1-3 në “Parc des Princes”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot