Forcat ukrainase shkatërruan një dy aeroplanë luftarak rus brenda 24 orëve gjatë një sulmi në gadishullin e pushtuar të Krimesë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbrëmjen e së shtunës.
“Një rrëzim i shkëlqyer i një aeroplani ushtarak rus nga droni ynë detar – provë e aftësive të Ukrainës. Ushtria jonë kreu me shumë saktësi një operacion kundër objektivave ushtarake në Krime: ku arriti të rrëzojë edhe një aeroplan tjetër”, shtoi presidenti ukrainas.
Sipas tij, sulmet ukrainase në Krimenë e pushtuar shkatërruan gjithashtu depo ushtarake ruse.
Këto ishin sulme të kryera në mbrëmjen e 2 majit dhe gjatë natës së 3 majit.
Më herët atë të shtunë në mëngjes, inteligjenca ushtarake e Ukrainës (HUR) raportoi se më 2 maj, pranë portit rus të Novorossiysk, dronët detaj ukrainas të pajisur me raketa ajër-ajër R-73 goditën një aeroplan luftarak rus Su-30.
Forcat ukrainase vunë në dukje se ky ishte shkatërrimi i parë në botë i një aeroplani luftarak nga një dron detar.
Aeroplani luftarak rus, që vlerësohet të kushtojë rreth 50 milionë dollarë, u përfshi nga flakët në ajër dhe u rrëzua në det.