Lajme të mira për Barcelonën

- Bota Sot

Lajme të mira për Barcelonën

Skuadra e Barcelonës ka marr një lajm të mirë para ndeshjes së dytë gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra katalanase do të udhëtojë drejt Italisë, ku të marten në mbrëmje do të përballet me Interin.

Sipas raportimeve të fundit, Robert Lewandowski e ka kaluar lëndimin dhe do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje të rëndësishme.

Sulmuesi polak pritet që sot të stërvitet normalisht me grupin.

Lewandowski u lëndua në ndeshjen Barcelona-Celta në mesin e prillit, ku teste mjekësore konfirmuan një dëmtim muskulor që e ka mbajtur jashtë fushës për disa javë.

Ai bëri një rezonancë magnetike disa ditë më parë dhe rezultatet ishin shumë të mira.

Plani i Barcelonës është se 36-vjeçari të stërvitet sot me grupin, të udhëtojë në Milano me ekipin të hënën dhe ideja është që ai të luajë disa minuta në pjesën e dytë kundër Interit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot