Zabaleta: Shpresojmë që ta çojmë Shqipërinë për herë të parë në një Botëror

- Bota Sot

Zabaleta: Shpresojmë që ta çojmë Shqipërinë për herë të parë në një Botëror

Pablo Zabaleta në një intervistë Coaches Voice ku foli për atë që ka mësuar nga trajnerët e tij dhe përvoja që po kalon tani në stol preku edhe përvojën në kombëtaren shqiptare.

Zëvendës-trajneri i Shqipërisë, tha se pas kualifikimit në Euro 2024 synimi është pjesëmarrja për herë të parë në një kampionat Botëror.

“Puna që bëmë u reflektua në atë kualifikim historik për Shqipërinë si e para në grup.

Pastaj përfaqësimi në një grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, nga ekipet më të mira që ishin aty. Megjithatë ishim një skuadër konkurruese.

Tani të shpresojmë që ta çojmë Shqipërinë për herë të parë në një Botëror. Nuk është e lehtë por besojmë në punën tonë dhe së bashku ta përsërisim”, tha ai.

Shqipëria është në një grup të vështirë në kualifikueset e Botërorit 2026 ku ndodhet Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra ku pas 2 ndeshjeve të para ka 3 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot