Lazio ka shënuar fitore me rezultat 1:0 në konak të Empolit, në takimin e javës së 35-të të Serie A në futboll.
Futbollisti Elseid Hysaj ka asistuar në minutën e parë kur Dia ka realizuar për fitoren e Lazio-s.
Hysaj ka treguar lojë të mirë në fitoren e madhe të Lazios.
Ndeshje që pati dy futbollistë të përjashtuar, Colombo i Empolit pas dy kartonave të vedhë në minutën e 38-të dhe Hysaj në të 76-tën po ashtu pas dy kartonave të verdhë.
Kapiteni Ardian Ismajli u paraqit titullar për Empolin por mbetet duarbosh si vendas.
Lazio renditet në vend të gjashtë me 61 pikë e Empoli në të parafundit (i 19-ti) me 26 sosh.