Pisa do të luajë sërish në Serie A sezonin e ardhshëm, për herë të parë pas 34 vjetësh.
Skuadra e drejtuar nga Filippo Inzaghi siguroi matematikisht rikthimin nga liga e dytë italiane të dielën, raporton KosovaPress.
Edhe pse Pisa humbi si mysafire ndaj Barit 0:1, promovimi i tyre u konfirmua falë disfatës së konkurrentit më të afërt Spezia, e cila pësoi nga Reggina - 1:2.
Pisa tani ka nëntë pikë më shumë se Spezia dhe deri në fund të kampionatit kanë mbetur vetëm dy xhiro. Pisa do ti bashkohet Sassuolo sezonin e ardhshëm, e cila fitoi rikthimin në Serie A në mes të prillit.
Nga ana tjetër, Spezia do të duhet të luajë në play-off për të siguruar ligën e parë.
Filippo Inzaghi, ish-sulmuesi i Milanit dhe Juventusit, drejton Pisa në moshën 51-vjeçare. Vëllai i tij më i vogël Simone Inzaghi, 49-vjeç, është trajner i kampionit aktual italian Inter.
Sassuolo siguroi promovimin në ligën më të lartë në prill, një vit pasi ra nga Serie A.