Freiburg baras me Leverkusenin

- Bota Sot

Freiburg baras me Leverkusenin

Skuadra e Bayern Munihut është kampioni më i ri i Bundesligas për sezonin 2024/25.

Freiburg e ka ndalur Bayer Leverkusenin në javën e 32-të në Bundesliga, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 2:2.

Me këtë rezultat, Bayern është shpallur kampion i ri.

Golat për skuadrën e Freiburgut i shënuan: Eggestein dhe Hincapie (autogol). Kurse për skuadrën e Xabi Alonsos golat i shënuan: Wirtz dhe mbrojtësi Tah.

Bayer Leverkusen mbetet në pozitën e dytë me 68 pikë, kurse Freiburg shpreson për një vend në Champions League, pasi rënditet në pozitën e katërt me 52 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot