Skena të turpshme nga Tirana - Pogradeci!

- Bota Sot

Skena të turpshme nga Tirana - Pogradeci!

Tirana dhe Pogradeci e mbyllën mes kaosit, finalën për një biletë në Superiore.

Bardheblutë fituan falë një autogoli në minutën e fundit të kohës së rregullt, për të mbetur në elitën e futbollit shqiptar.

Skenat pas ndeshjes ishin të turpshme.

Lojtarët u përfshinë mes kaosit dhe grushteve, ndërsa gjyqtari Koçi tregoi kartonin e kuq për Razën nga Pogradeci dhe Ndrecën e Tiranës.

Pas vërshëllimës përfundimtare, disa tifozë u përfshinë po ashtu. Për këtë ishte nevoja e ndërhyrjes së policisë në “Elbasan Arena”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot