Rusët tentuan t’i zënë në befasi ukrainasit duke i sulmuar me automjete civile, pendohen rëndë ushtarët e Putinit

- Bota Sot

Rusët tentuan t’i zënë në befasi ukrainasit duke i sulmuar me automjete civile, pendohen rëndë ushtarët e Putinit

Forcat ukrainase kanë arritur me sukses të ndalin një sulm të rusëve në Siverskyi, ku forcat pushtuese kishin tentuar t’ua mësyjnë me automjete civile.

Sipas Militarnyi, operatorët e dronëve kishin arritur t’i detektojnë forcat ruse që po lëviznin drejt pozicioneve mbrojtëse të ukrainasve.

“Forcat armike përdorën automjete ruse të modifikuara me mbrojtje kundër dronëve dhe nuk kishin dyer. Këto automjete u përdorën për të tentuar të avancojnë drejt nesh”, u tha nga ushtria ukrainase.

Ukrainasit përdorën dronët që i goditën me bomba të ndryshme –  duke i detyruar rusët që të tërhiqen nga kjo tentativë.

Bëhet fjalë për 12 automjete civile që ishin modifikuar, dhe duke menduar se më këtë lloj kamuflimi do t’ia dilnin t’i zënin në befasi ukrainasit. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot