Ai u nda nga jeta, sot në moshën 67-vjeçare. Gjatë jetës së tij, Bajram Idrizaj dha një kontribut të çmuar në edukimin e gjeneratave të shumta si mësues në fshatrat e Hasit: Kushnin, Romajë dhe Lukijë, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Ishte i palodhur, i përkushtuar dhe gjithmonë i rregullt në procesin mësimor. Ai qëndroi i paepur edhe gjatë kohës së pushtimit serb, duke vazhduar mësimdhënien në kushte të vështira, përballë kontrolleve të vazhdueshme dhe pagesave simbolike, gjatë viteve të 90-ta.
Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e nxënësve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën.
U prehtë në paqe!
/ Gazeta e Prizrenit /