Moti i ligë godet Kroacinë, breshër dhe stuhi

- Bota Sot

Moti i ligë godet Kroacinë, breshër dhe stuhi

Zona e Slavonski Brod dhe zona përreth saj u godit nga një stuhi e fortë, kanë njoftuar autoritetet kroate.

Në zonën përreth Slavonski Brod pati breshër. Një sasi e madhe akulli ra dhe fshati Shumeqe pësoi dëme serioze, transmeton Telegrafi.

Stuhia e fortë u shoqërua me breshër të paparë më parë nga banorët lokal.

Akulli i madh sa një vezë ka mbuluar fshatin, duke thyer degë, duke shkatërruar të mbjellat.

Aktualisht nuk ka informacione zyrtare për shkallën e dëmeve apo të lënduarve, por parashikimet theksojnë mundësinë e reshjeve të tjera gjatë natës.

Qytetarëve u këshillohet të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin me kujdes zhvillimin e situatës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot