Inter apo Barcelonën? Ja kë do në finale trajneri

- Bota Sot

Inter apo Barcelonën? Ja kë do në finale trajneri

Përveç ndeshjes së shumëpritur Inter-Barcelona, dita e sotme është edhe vigjilja e gjysmëfinales tjetër të Ligës së Kampionëve, ku nesër në mbrëmje në orën 21:00, në stadiumin “Parc des Princes”, Paris Saint-Germain do të përballet me Arsenalin.

Skuadra franceze është në avantazh, të paktën në letër, pasi ka fituar 0-1 në ndeshjen e parë në “Emirates Stadium”, çka u lejon atyre të kualifikohen me një barazim ose fitore.

Megjithatë, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, nuk dëshiron të mbështetet tek ky avantazh. Në konferencën për shtyp, ai u pyet se cilin kundërshtar do të preferonte në një finale të mundshme – Interin apo ish-skuadrën e tij, Barcelonën.

Spanjolli u përgjigj: “Djersitem kur mendoj për këtë gjysmëfinale.

 Dua vetëm një gjë për finalen: që PSG-ja të jetë aty. Sigurisht, kam një të kaluar me Barcelonën dhe ndjej dashuri për të. Ky lidhje nuk do të zhduket kurrë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot