IPK ka rekomanduar suspendimin e një zyrtar policor të Stacionit Policor në Suharekë.
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative bazuar në të cilat dyshohej se një zyrtar policor i Stacionit Policor të Suharekës drejton veturën e tij private pa regjistrim.
Ai dyshohet se për gjashtë vite me radhë ka përdorur një veturë të paregjistruar.
![]()
“Pas pranimit të informacionit është verifikuar informacioni dhe zyrtari në fjalë është ndaluar sot në rrugë nga hetuesit e IPK-së ku pas kontrollit të dokumentacionit të veturës së tij ka rezultuar se ky automjet nuk është regjistruar që nga viti 2019”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin janë njoftuar Njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore kurse IPK ka rekomanduar suspendimin për zyrtarin policor./INS
![]()