FC Drita: I gjithë ekipi ynë lutet për shëndetin e Oltit

- Bota Sot

FC Drita: I gjithë ekipi ynë lutet për shëndetin e Oltit

Futbollisti i Gjilanit, Olti Bilalli  sot ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë një duelit.

Drejtuesit e SC Gjilanit bëjnë me dije se futbollisti është dërguar për në Prishtinë.

Ai ka gjakderdhje në tru por është jashtë rrezikut për jetë, gjithnjë duke iu referuar drejtuesve të skuadra.

Nga ana tjetër, FC Drita e Gjilanit, kampioni i ri, lutet për shëndetin e Oltit.

“Sot gjatë ndeshjes SC Gjilani - FC Malisheva lojtari i ekipit të SC Gjilani  Olti Bilalli mori një lëndim të rëndë!

I gjithë ekipi ynë lutet për shëndetin e Oltit dhe i qëndrojmë afër familjes së Oltit dhe klubit të SC Gjilani në këto momente të vështira”, shkruan në faqen e FC Dritës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot