Interi dhe Barcelona përballen sonte në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales, pas barazimit spektakolar 3-3 në takimin e parë në Montjuic. Dueli luhet në “Giuseppe Meazza” të San Siros, në orën 21:00.
Takimin e gjykon arbitri polak Szymon Marciniak.
Simone Inzaghi ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë Lautaro Martinez, edhe pse sulmuesi argjentinas kishte pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen e parë. Ai do të formojë dyshe sulmuese me Marcus Thuram.
Nuk ka ndryshime të mëdha në formacion krahasuar me ndeshjen në Spanjë: Pavard mungon ende dhe vendin e tij e mban sërish Bisseck. Në të majtë është konfirmuar Dimarco, duke lënë në stol Carlos Augusto.
Nga ana tjetër, trajneri i Barcelonës Hansi Flick ka qenë i qartë para ndeshjes: Robert Lewandowski nis nga stoli. Sulmi formohet nga Ferran Torres, Lamine Yamal dhe Raphinha. Mungesa e Koundé detyron ndryshime në mbrojtje: në të djathtë luan Eric Garcia, ndërsa në të majtë konfirmohet Gerard Martin, me Cubarsi dhe Inigo Martinez në qendër.
Formacionet zyrtare:
INTER (3-5-2): Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro.
Trajner: Simone Inzaghi.
BARCELONA (4-2-1-3): Szczesny; Garcia, Cubarsi, Inigo Martinez, Gerard Martin; Pedri, De Jong; Dani Olmo; Lamine Yamal, Ferran Torres, Raphinha.
Trajner: Hansi Flick.