Has: Dy të plagosur nga një konflikt pronësie

- Gazeta e Prizrenit

Has: Dy të plagosur nga një konflikt pronësie
Dy persona janë plagosur gjatë një konflikti për çështje pronësie mes dy familjeve në Has të Shqipërisë.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tpla, ku dyshohet se janë konfliktuar shtetasi Rr. S. dhe familjarët e tij me shtetasin A. J. dhe familjarët e tij. Si pasojë e këtij konflikti janë plagosur shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Hasit.

Të dy shtetasit që morën pjesë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat për veprime procedurale. /Gazeta Sinjali



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit