Daku në mbështetje të Oltionit dhe kritikon fushat në Kosovë

- Bota Sot

Daku në mbështetje të Oltionit dhe kritikon fushat në Kosovë

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Dakut përmes rrjeteve sociale ka mbështetur futbollistin e Gjilanit, Oltion Bilallin.

Bilalli dje gjatë ditës pësoi një lëndim të rëndë pas një përplasjeje me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli.

Lojtari i klubit nga Anamorava u dërgua në spital për shkak të lëndimit të rëndë dhe ende gjendja e tij nuk është shumë e mirë.

Daku përmes rrjeteve sociale ka mbështetur lojtarin, dhe ka japur një kritikë për fushet tona edhe pse ky lëndim nuk lidhet asgjë me këtë pjesë.

“Forca Olti, jemi me ty.

Largoni ato fusha se i tmerruar lojtarët dhe familjarët e tyre”, ka shkruar Daku në rrjetet sociale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot