Mediat malazeze: Zelensky nënshkruan marrëveshje sigurie me Milatoviqin në Podgoricë më 15 maj

- Bota Sot

Mediat malazeze: Zelensky nënshkruan marrëveshje sigurie me Milatoviqin në Podgoricë më 15 maj

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të arrijë më 15 maj për një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku do të takohet me presidentin e këtij vendi, Jakov Milatoviq.

Kështu raporton portali “Dan” duke iu referuar burimeve.

Gjatë vizitës, pritet të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi, brenda kuadrit më të gjerë të bashkëpunimit midis Ukrainës dhe shteteve anëtare të aleancës së NATO-s.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet nga Zelensky dhe kryeministri Milojko Spajiq.

“Me këtë akt, Mali i Zi do të konfirmojë mbështetjen e tij të fortë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës dhe do t’i bashkohet grupit të anëtarëve të NATO-s që kanë ndërmarrë tashmë detyrime në kuadër të deklaratës së përbashkët të korrikut 2023”, raporton më tej kjo media.

Detajet e marrëveshjes do të njoftohen pas nënshkrimit zyrtar në Podgoricë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot