Një situatë kaotike është duke mbretëruar në aeroportet ruse, ku pati dhjetëra anulime fluturimesh dhe turma të mëdha të pasagjerëve që mbetën të ‘ngujuar’ nëpër aeroporte.
Kjo po ndodhë si pasojë e sulmeve me dronë nëpër aeroportet ruse, ku edhe më herët ishte raportuar për vonesa në shumë linja ajrore.
Aviokompania Pobeda ka njoftuar se ka anuluar disa fluturime gjatë 6 dhe 7 majit si pasojë e disa kufizimeve që kanë hyrë në fuqi në disa aeroporte të Rusisë.
Qindra pasagjerë kanë mbetur nëpër aeroporte në Moskë, kurse sulmet me dronë detyruan autoritetet të zbresin në pista të gjithë aeroplanët komercial.
Në pothuajse tërë aeroportet e Rusisë kanë mbetur të ngujuar mbi 60 mijë pasagjerë, kurse situata vetëm sa po vjen e po rëndohet.