Hendbollisti i kombëtares së Kosovës, Lulzim Shabani, premton maksimumin në përballje me Ishujt Faroe, në takimin që luhet nesër në orën 20.15 në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ndeshja është e vlefshme për xhiron e pestë të Grupti 6-t në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Kampionatin Evropian.
Fitorja e Kosovës është një hap drejt kualifikimit për herë të parë në histori në Kampionatin Evropian.
“Kualifikimin veçse e kemi kësaj herë shumë afër.
Shpresojmë dhe jemi të përgatitur maksimalisht së bashku me shtabin teknik dhe lojtarët.
E dimë rëndësinë e kësaj loje, presim ndihmën e publikut dhe shpresojmë tia dalim me sukses”, thotë Shabani.