Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Buk-M1, pamje nga aksioni

- Bota Sot

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Buk-M1, pamje nga aksioni

Inteligjenca ushtarake ukrainase ka arritur të shkatërrojë sistemin kundërajrore Buk-M1, së bashku me municionet që gjendeshin brenda tij.

Kjo është bërë e ditur nga ukrainasit në një postim në Telegram, ku edhe shfaqen pamjet e shkatërrimit të këtij sistemi.

“Buk-M1 është zbuluar dhe shkatërruar së bashku me municionin derisa ishte në lëvizje, falë veprimeve tona të sakta”, u tha nga ushtria ukrainase.

Në video shihet se në momentin që aktivizohet artileria ukrainase, ndodhë një shpërthim që e godet direkt sistemin e mbrojtjes kundërajrore dhe pason një shpërthim tjetër tejet i madh – pasi përfshihet nga zjarri municioni që gjendej brenda tij.

Sisteme të tilla të kushtueshme të ushtrisë ruse, shkatërrohen pothuajse çdo ditë nga ukrainasit në pjesë të ndryshme të vendit të tyre përgjatë vijës së frontit. 

 



Lexoni të gjitha në Bota Sot