Arsenal për të bërë përmbysjen e madhe

- Bota Sot

Arsenal për të bërë përmbysjen e madhe

Në “Parc des Princes”, PSG pret Arsenalin në gjysmëfinalen e kthimit, ku sot do të mësohet ekipi që do të përballet me Interin në finalen e madhe të Champions League, më 31 maj në Munich.

Sigurisht që favoriti kryesor për të kaluar në finale është PSG, e cila vjen me avantazhin 0-1 në ndeshjen e parë të fituar në Londër, por “Topçinjtë” kanë treguar se janë një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar aspak.

Mungesa e vetme për parizienët është Kimpmebe, ndërsa Ousmane Dembele e nis nga stoli. Për Arsenalin janë mungesat e zakonshme prej javësh të tëra si Gabriel Jesus, Gabriel Magalhães, Kei havertz dhe Jorginho. Si Luis Enrique, ashtu edhe Mikel Arteta kanë hedhur në fushë sonte formacionet e tyrë më të mira të mundshme.

PSG:Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Doué, Barcola, Kvaratskhelia.

Arsenal: Raya Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly, Partey, Rice, Odegaard, Saka, Martinelli, Merino.



Lexoni të gjitha në Bota Sot