E ndjek edhe Atletico Madrid

- Bota Sot

E ndjek edhe Atletico Madrid

“Diario AS” raporton se tre gjigantët e La Ligës, Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid janë vënë në ndjekje të sulmuesit të Leipzig, Benjamin Sesko.

“Los Blancos” e shohin sllovenin si një përforcim ideal për sulmin e tyre si dhe si një investim afatgjatë duke ditur që është vetëm 21-vjeç.

Barcelona po kërkon një zëvendësues për Robert Lewandowski-n, pasi polaku është në perëndim të karrierës së tij dhe Benjamin Sesko duket profil i përshtatshëm për sulmin e katalanasve.

Në anën tjetër, Atletico Madrid është pak më e rezervuar, por slloveni pëlqehet shumë nga Diego Simeone, i cili e sheh si partnerin ideal në sulm të Julian Alvarez.

Leipzig e vlerëson 100 milionë euro Sesko-n, por klubi i Bundesligës mund të pranojë oferta dhe një shifër pak më të ulët deri te 80-85 milionë euro kufiri i fundit. Për sllovenin interesohen po ashtu edhe sia nga gjigantët e Premier League, si Arsenal, Chelsea dhe Tottenham.



Lexoni të gjitha në Bota Sot