Konklava ka filluar, 133 elektorë kardinalë ndodhen në Kapelën Sistine pas dyerve të mbyllura, plotësisht të izoluar nga bota e jashtme, për të zgjedhur kreun e ri të Kishës Katolike Romake.
Më shumë se 45 mijë njerëz në shesh u përshëndetën nga tymi i zi sonte, që do të thotë se një papë i ri nuk është zgjedhur ende.
Konklavat janë mbledhjet e asamblesë kardinale të Kishës Katolike me qëllim të zgjedhjes së një peshkopi të ri - Papës, dhe janë metoda më e vjetër e zgjedhjes së kreut të një institucioni në botë.
Tashmë kardinalët do të kthehen në rezidencën Santa Marta, ku do të qëndrojnë të izoluar deri nesër, kur nis dita e dytë e votimit. Votimi i radhës është nesër në mëngjes.