Makelele: Terry na humbi finalen e Championsit në vitin 2008

- Bota Sot

Makelele: Terry na humbi finalen e Championsit në vitin 2008

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, njëri prej protagonistëve të Chelsea në finalen e madhe të Championsit të humbur në Moskë përballë United ende kujton me mëri vendimin që mori John Terry, i cili ishte autori i penalltisë së humbur.

“Ne kishim vendosur para ndeshjes se si do të godisnim penalltitë, por Terry në momentin e fundit kërkonte lavdinë personale dhe mori ndryshoi këtë renditje.

Mbaj mend se penalltinë e fundit duhet ta ekzekutonte Solomon Kalu, por ne ndryshuam mendje dhe për këtë motiv them se u ndëshkuam duke humbur trofeun.

Futbolli është shumë i ashpër dhe nëse nuk bën gjërat siç duhet të ndëshkon”, tha Klod Makele.



Lexoni të gjitha në Bota Sot