Trepça i kundërpërgjigjet Bashkimit, barazohet seria finale

- Gazeta e Prizrenit

Trepça i kundërpërgjigjet Bashkimit, barazohet seria finale

Trepça ka triumfuar në finalen e dytë të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 79:72 (20:20, 21:21, 17:17, 21:14).

Tani seria barazohet në 1:1.

Më të mirët te Trepça ishin Tekele Cotton me 22 pikë e tetë asistime, Michael Myers me 22 pikë e nëntë kërcime dhe Drilon Hajrizi me 15 pikë e shtatë kërcime, kurse te Bashkimi, Lejson Zeqiri dhe Dirk Williams kishin nga 16 pikë, ndërsa Jayveous Mckinnis 12 pikë e dhjetë kërcime, njoftoi FBK përcjell Gazeta e Prizrenit.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet të dielën në Prizren, ndërsa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit