Mbante bluzë me mbishkrimin “Kosova dhe Metohija”, arrestohet një person në Dragash

- Gazeta e Prizrenit

Mbante bluzë me mbishkrimin “Kosova dhe Metohija”, arrestohet një person në Dragash
Një person i moshës së mitur nga komuniteti goran është shoqëruar pasditen e sotme në Stacionin Policor në Dragash.
Lajmim e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor në këtë komunë, Shaqir Uka.

“Një person sot është shoqëruar në Stacionin Policor në Dragash, person i moshës së mitur, pasi që i njëjti ka pasur të veshur një bluzë me mbishkrimin ‘Dragash, Kosovo Metohija’ dhe një emblemë me flamurin serb”, ka deklaruar Uka.

I njëjti është shoqëruar në stacion, si i dyshuar për veprën penale ‘’Nxitje e urrejtjes’’.


Termin “Metohija”, serbët gjithmonë e përdorin si ndajshtesë kur përmendin Kosovën, duke iu adresuar si “Kosova dhe Metohija”.

Përdorimi i këtij termi, jo rrallë, ka krijuar tensione verbale ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve./ Gazeta e Prizrenit /



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit