80 vjet nga fundi i luftës më të përgjakshme në histori, Evropa nën hijen e agresionit rus në Ukrainë

- Bota Sot

80 vjet nga fundi i luftës më të përgjakshme në histori, Evropa nën hijen e agresionit rus në Ukrainë

Viti 2025 shënon 80-vjetorin e Ditës së Fitores në Evropë dhe Ditës së Fitores mbi Japoninë, ngjarje të cilat në vitin 1945 i dhanë fund Luftës së Dytë Botërore.

Teksa Evropa shënon këtë moment historik, ajo e bën këtë nën hijen e konfliktit më të gjerë të armatosur në kontinent që nga viti 1945— luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Lufta e Dytë Botërore megjithatë përfundoi zyrtarisht më 2 shtator, kur japonezët nënshkruan një instrument dorëzimi, megjithëse Japonia valëviti një flamur të bardhë më 14 gusht - rreth një javë pasi SHBA hodhi bomba atomike mbi Hiroshimën dhe Nagasakin.

Veprimet luftarake përgjatë Luftës së Dytë Botërore u kryen në territoret e 40 shteteve në Evropë, Azi dhe Afrikë, ku u vranë ndërmjet 40 deri 60 milionë njerëz.

Disa nga shkaqet e luftës mund të jenë: padrejtësitë e traktateve të nënshkruara pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore; paaftësia e Lidhjes së Kombeve të Bashkuara për të menaxhuar shtetet; kontradiktat midis shteteve të ndryshme; luftërat me karakter çlirimtar; kriza e thellë e përgjithshme ekonomike, e sidomos papunësia e madhe në vitet 1931-1935, etj.

Historiografia botërore ka fiksuar si datë fillimi 1 shtatorin 1939, kur Gjermania nën thirrjen histerike “Të jemi të pamëshirshëm nëse duam të ardhmen”, sulmoi Poloninë.

Por lufta kishte filluar më 1931, kur Japonia pushtoi Mançurinë. Mandej, më 1939: u pushtua fillimisht Etiopia më 1935, Spanja më 1936, Austria e Çekosllovakia më 1938, dhe Shqipëria më 1939.

Viti 1940 vendosi në teatrin e luftimeve disa shtete të Azisë Juglindore, Greqinë, Francën, Holandën dhe Belgjikën.

Vendet Skandinave e Danimarka u pushtuan në vitet 1940-41. Duke u gdhirë 22 qershori 1941, edhe pse ekzistonte një pakt sovjetik-nazist për mossulmim, u sulmua edhe ish-Bashkimi Sovjetik, çka do të thotë se bota hyri në një katastrofë globale.

Më 8 maj 1945, njerëzit në mbarë botën festuan ditën e fitores, pas dorëzimit pa kushte të Gjermanisë naziste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot