Kri*mi që tronditi Prizrenin: Ja pse babai dyshohet se i sulmoi me thikë vajzat e gruan

- Gazeta e Prizrenit

Kri*mi që tronditi Prizrenin: Ja pse babai dyshohet se i sulmoi me thikë vajzat e gruan

Prizreni dhe i gjithë vendi u trondit mëngjesin e së martës, me vrasjen e rëndë të 15-vjeçares, shtetase turke. Krimin dyshohet se e kreu babai i saj, Mehmet Gorenç. Ai tashmë është dërguar në paraburgim, pasi Gjykata Themelore në Prizren aporovoi kërkesën e prokurorisë.

Kërkesa e prokurorit të shtetit, siç merr vesh Klankosova.tv. ka zbuluar detaje tronditëse.

Gjithçka dyshohet se ndodhi pas orës 05:00 të mëngjesit, kur i dyshuari nisi t’i sulmojë të bijat derisa ishin në gjumë, duke iu vërsulur fillimisht 15-vjeçares, e cila nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Krimi i rëndë u krye me një thikë mbi 20 centimetra, me të cilën i dyshuari e goditi edhe vajzën tjetër rreth 10-vjeçare, që mbeti e plagosur rëndë, si dhe bashkëshorten e tij, e cila pësoi lëndime më të lehta trupore, raporton Klankosova.tv.

Bazuar në kërkesën për paraburgim, thuhet se i dyshuari, ndër të tjera, i është drejtuar gruas së tij se “duhet të vdesim të gjithë”.

Prokurori i shtetit ka vlerësuar ndër të tjera se kjo masë është e arsyeshme për t’u caktuar, për shkak të veprave të rënda penale që janë kryer brenda familjes, e po ashtu edhe për shkak të rrezikut që i dyshuari mund të arratiset meqë nuk ka vendbanim të përhershëm në Kosovë.

Gorenç do të hetohet, nën dyshimin se ka kryer veprat “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Masa e sigurisë është caktuar në seancën dëgjimore të mbajtur dje dhe do të zgjashë 30 ditë.

Kodi penal i Republikës së Kosovës parasheh dënim me jo më pak se 10 vjet burgim ose burgim të përjetshëm për këdo që privon nga jeta një fëmijë; anëtar të familjes; në mënyrë mizore apo dinake; ose duke rrezikuar jetën e një ose më shumë personave të tjerë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit