Sonte do të zbulohen dy emrat e ekipeve finaliste të Ligës së Evropës.
Dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale do ta japin një pasqyrë se kë do ta shohim në finalen e madhe të kësaj gare.
Natyrisht, sipas të gjitha gjasave do ta shohim një finale angleze duke i pasur parasysh rezultatet e ndeshjeve të para.
Manchester United e mposhti Athletic Bilbaon në udhëtim javën e kaluar me rezultat 3:0 dhe “Djajtë e Kuq” pritet ta konfirmojnë biletën e finales sot në “Old Trafford” para tifozëve të tyre të zjarrtë.
Edhe Tottenhami e ka një avantazh të theksuar ndaj Bodoe/Glimt, të cilin e mposhti në udhëtim 3:1.
Londinezët po ashtu shihen si favoritë absolutë për të shkuar në finale të kësaj gare.
Krahas rëndësisë dhe prestigjit të trofeut të Ligës së Evropës, Man Utd dhe Tottenhami do ta kenë një arsye më shumë për ta fituar këtë lojë pasi fituesi i këtij kompeticioni e siguron edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm, gjë të cilën këto dy ekipe nuk mundën ta “kapën” përmes Premierligës.
Dy ndeshjet e sontme gjysmëfinale të Europa Leagues do të nisin prej orës 21:00.