Enrique: Japim gjithçka për Championsin

- Bota Sot

Enrique: Japim gjithçka për Championsin

Luis Enrique ka ndërtuar një skuadër fantastike, të cilës i mungon vetëm pjesa e fundit, trofeu i Champions-it dhe është në garë për të bërë historinë, duke fituar katër trofe këtë sezon.“Bëmë një tjetër ndeshje shumë të mirë dhe e merituam për të ardhur deri këtu.

Tani kemi edhe një hap të fundit. E dimë që do të jetë e vështirë, Interi është një skuadër shumë e fortë, por ne do të luajmë për ta fituar këtë trofe.

Jemi vetëm një ndeshje larg dhe do të japim gjithçka.

Arsenali i pati rastet dhe ndeshja mund të kishte qenë më e komplikuar se kaq. Por ne bëmë gjithçka shumë mirë dhe nuk e vumë kualifikimin në diskutim”, tha trajneri katalanas.

PANORAMASPORT.AL



Lexoni të gjitha në Bota Sot