Dënohet Banda e milingonave në Belgjikë

- Bota Sot

Dënohet Banda e milingonave në Belgjikë

Dy adoleshentëve të kapur në Belgjikë me 5 mijë milingona në Kenia u është dhënë një zgjedhje: ose një vit burg ose një gjobë prej 7.700 dollarësh për tentativën për të kontrabanduar milingona jashtë vendit.

Autoritetet thanë se milingonat ishin të destinuara për tregjet në Evropë dhe Azi, pjesë e një tendence në rritje të kontrabandës së specieve të egra dhe kolonitë e specieve të rralla dhe unike mund të arrijnë çmime deri në 1.200 euro secila, transmeton KosovaPress.

Lornoy David dhe Seppe Lodewijckx, të dy 19-vjeç, u arrestuan dhe u akuzuan muajin e kaluar pasi u kapën me milingona në një bujtinë në qarkun Nakuru, pranë parqeve kombëtare.

Shërbimi i Kafshëve të Egra Kenia tha se në mesin e specieve të sekuestruara ishin cephalotes Messor, milingona të mëdha të kuqe, vendase në Afrikën Lindore. Adoleshentët kanë pohuar në gjykatë se kanë mbledhur milingona si hobi.

Gjyqtarja deklaroi në vendimin e saj se nga të dhënat e telefonit mobil të David rezultoi se ai është anëtar i grupit “Banda e milingonave” dhe se ka blerë 2.500 mbretëresha për 200 dollarë.

Gjykatësja deklaroi se 5 mijë e 400 milingona në internet në Evropë, Azi dhe pjesë të Amerikës së Veriut mund të kushtojnë mbi 800 mijë euro.

Mbretëreshat e milingonave vlerësohen veçanërisht pasi janë të vetmet të afta të bëjnë vezë që krijojnë "punëtorë", "ushtarë" dhe mbretëresha të reja, kështu që tregtia e paligjshme mund të kërcënojë seriozisht koloni të tëra që janë kyçe për ekosistemin e Kenias.



Lexoni të gjitha në Bota Sot