Gjesti feston 25-vjetorin: Ky vit i ka pasë krejt

- Gazeta e Prizrenit

Gjesti feston 25-vjetorin: Ky vit i ka pasë krejt

Artisti Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka festuar ditëlindjen e tij të 25-të dhe këtë moment e ka ndarë me ndjekësit përmes një postimi në Instagram.

“Ky vit i ka pasë krejt, emocione, presion, rritje, bekime… gjithçka,” shkroi ai, duke falënderuar Zotin për shëndetin dhe familjen për dashurinë e pakushtëzuar. Në fotografi, Gjesti shfaqet me një tortë të bardhë e të verdhë në duar, ndërsa fjalët e tij shprehnin mirënjohje për gjithçka që ka përjetuar.

“Faleminderit Zot që jom shnosh e mirë, e që i kom mrrri 25 vjet!” shtoi ai, ndërsa nuk la pa përmendur edhe dashurinë e ndjekësve: “E kom të pamundur me ja u kthy krejtve, mirëpo krejt i shoh!”./G. Sinjali



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit