Dy satelitët e Vladimir Putin takohen në Kremlin

- Bota Sot

Dy satelitët e Vladimir Putin takohen në Kremlin

Në Moskë, në prag të Ditës së Fitores, u takuan presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Republikës Serbe, Milorad Dodik.

Takimi u mbajt në prag të një darke gala të organizuar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Vuçiq dhe Dodik u takuan në Moskë dhe janë mburrur me takimin në rrjetet sociale.

“Takim serb në Kremlin me presidentin Dodik”, ka shkruar Vuçiq.

Fotoja është publikuar edhe nga Dodik, së bashku me disa foto të tjera, për shembull me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko.

Dy satelitët e Putin, Dodik dhe Vuçiq nesër marrin pjesë në paradën ushtarake në Sheshin e Kuq, pavarësisht thirrjeve të BE-së që festimi të bojkotohet nga vendet anëtare të unionit dhe vendeve kandidate, për shkak të agresionit ushtarak rus në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot