Shkendija është kampion i ri i Maqedonisë së Veriut. Pas fitores me rezultat 2:1 ndaj Rabotniçkit, gjithçka e qartë, skuadra shqiptare në fronin e më të mirit.
“Sulmuesi Liridon Latifi shënoi gol për 1:0 dhe më pas gjithçka ishte më e lehtë, në fund rezultati ishte 2:1.
Latifi ka luajtur përsëri shkëlqyeshëm me fanellën e Shkendisë, siç kishte bërë në disa javët e fundit në të cilat arriti të futej në listën e golashënuesve dhe ishte një nga faktorët vendimtarë për titullin e ekipit nga Tetova.
Kjo është arsyeja pse, sipas “SportSport”, ai është lojtari i këtij raundi të 31-të. Përveç tij, në ekipin e javës janë Alhasan dhe Tamba (Shkendija), pastaj Dimovski, Mojsov dhe Millovanoviq (Tikvesh), Meçinoviq (Vardari), Naumçevski, Olaosebikan, Gjorgjievski, Ndezengue (Brera)”, shkruan media maqedonase “Sportsport”.
Karriera e Latifit deri me tash: Flamurtari i Prishtinës, Prishtina, Skenderbeu, Kukësi, Puskas, Sherif, Vllaznia, Tirana, Shkendija.