Betisi pas 120 minutave në finale, përballet me Chelsean

- Bota Sot

Betisi pas 120 minutave në finale, përballet me Chelsean

Dramë në Firencë mes Fiorentinës dhe Betisit, ku pas 120 minuta u përcaktuan finalisti i Conference Leagues.

Betisi ka barazuar me rezultat 2:2 me Fiorentinën dhe ky rezultat e dërgoi në finale, pasi që përballjen e parë e kishte fituar me 2:1.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyllë me rezultat 2:1 në favor të skuadrës italiane por pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta Betisi ka barazuar rezultatin.

Gosens në minutën e 34-t e 42-tën ka realizuar për Fiorentinën dhe Antony (30) e Ezzalzouli (97) për Betisin.

Skuadra spanjolle në finale përballet me Chelsean.



Lexoni të gjitha në Bota Sot