Pas barazimit 1-1 me Bologna te Juventus janë duke numëruar lojtarët që janë në dispozicion të trajnerit Igor Tudor për ndeshjen e ardhës ndaj Lazio. Një sfidë delicate për bardhezinjtë, që synojnë një vend në Champions League.
Pa Yildiz, i pezulluar dhe me shumë dëmtime si Cambiaso, Kelly, Gatti dhe Koopmeiners, për ndeshjen në “Olimpico”, trajnerit Tudor duhet të rikuperojë sulmuesin Dusan Vlahovic. Ai mund ta nisë ndeshjen nga stoli.
Savona është kandidat për një fanellë titullari në treshen e mbrojtjes, ndërsa Conceiçao është gati të bashkohet me Nico Gonzalez pas Kolo Muani. Ndërsa McKennie dhe Weah do të luajnë në korsitë e jashtme të mesfushës.
Pas kësaj sfide, Juventus do të përballet edhe me Udinese e Venezia, dy kundërshtarë që janë padyshim më të lehtë.
Ndaj, vendi i katërt mbetet objektivi kryesor për këtë sezon, vendimtare për të ardhmen dhe merkaton e verës.